Dega e LDK-së në Pejë del me deklaratë për zhvillimet e fundit në parti

Aktuale

Dega e LDK-së në Pejë del me deklaratë për zhvillimet e fundit në parti

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Kryesia e LDK-së në Pejë, ka mbajtur gjatë ditës së djeshme një takim të rregullt në të cilin kanë diskutuar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurti dhe riorganizimin e partisë.

E nënshkruar nga kryetari i kësaj dege dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri theksohet se kryesia e kësaj dege e mbështet vendimin e partisë për zgjedhje të parakohshme partiake.

Deklarata e plotë:

Nga Mbledhja e Kryesisë së LDK-së - Pejë, Datë: ​​22 shkurt 2021

Në mbledhjen e rregullt, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega e Pejës, të mbajtur më 22 shkurt 2021, në cilën mori pjesë shumica absolute e anëtarëve të Kryesisë, u diskutua për rezultatin e zgjedhjeve, si dhe për propozimin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme partiake. Pas diskutimeve të të gjithë anëtarëve të Kryesisë, me qëllim që të jemi kontribues për një proces demokratik, Kryesia u pajtua për të lëshuar këtë:

DEKLARATË

Pavarësisht rrethanave specifike në të cilat ndodhet tani, Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e cila gjithmonë e ka pasur rolin kryesor të shtetndërtimit dhe të ndërtimit të demokracisë, duhet të vazhdoj pa asnjë dilemë t’i ruajë vlerat dhe parimet demokratike, të cilat janë themel i organizimit të partisë dhe i funksionimit të shoqërisë sonë.

Kryesia e LDK-së në Pejë mbështet propozimin e udhëheqjes së partisë për mbajtjen e Kuvendit të Parakohshëm Zgjedhor, në të cili do të zgjedhen strukturat e reja drejtuese të partisë.

Kryesia e LDK-së në Pejë do të japë kontributin e vet aktiv me 30 delegatët e zgjedhur në Kuvendin Zgjedhor të datës 6 korrik 2019.

Kryesia e LDK-së do të mbështesë të gjitha nismat të cilat mundësojnë një garë demokratike, me konkurrencë të barabartë, me më shumë se një kandidat, të cilët do t’i nënshtrohen votimit të fshehtë.

Me respekt

Gazmend Muhaxheri

Kryetar i LDK-së - Dega e Pejës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat