Lajmi i fundit: Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga posti i ministres

Aktuale

Lajmi i fundit: Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga posti i ministres

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:50
Hykmete Bajrami

(E plotësuar 13:57) - Bajrami ka shkruar në letrën e dorëheqjes se do të angazhohet si deputete në Kuvendin e Kosovës, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

“Kërkoj nga ju të më lironi nga detyra e ministres së Financave në detyrë. Po largohem, nga pozita e ministres për arsye personale, dhe do të angazhohem në pozitën e deputetes në Kuvendin e Republikës pas certifikimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami në kërkesën për dorëheqje.

Ndërkohë, Hoti ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Bajramit, ndërkaq vendimi ka hyrë në fuqi sot.

***

Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Bajrami ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda partisë.

Në vendimin e saj thuhet se Kryeministri Avdullah Hoti e ka liruar nga detyra ministen Bajrami.

“Kërkoj nga ju të më lironi nga detyra e ministres së Financave në detyrë. Po largohem, nga pozita e ministres për arsye personale, dhe do të angazhohem në pozitën e deputetes në Kuvendin e Republikës pas certifikimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami në kërkesën për dorëheqje.

Kujtojmë se Hykmete Bajrami është ministre e financave në qeverinë Hoti.

Bajrami po ashtu ka qenë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, me numrin 3 në këtë listë.

Kjo nuk është dorëheqja e parë në LDK pas rezultatit të zgjedhjeve ku kjo parti pësoi humbje historike si asnjëherë më parë.I pari që dha dorëheqje ishte, kryetari i partisë, Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat