Kryetari i Prizrenit rezulton pozitiv me Covid-19

Aktuale

Kryetari i Prizrenit rezulton pozitiv me Covid-19

Nga: A.SH Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:17
Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai këtë e bëri me dije përmes shkrimit në Facebook, duke thënë se, ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe.

Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim.

Me këtë rast apeloj tek të gjithë ju, që të keni kujdes dhe t’i respektoni masat kundër pandemisë, të mbroni veten dhe familjet tuaja.

Mbetshi me shëndet dhe gjithë të mirat!

Mytaher Haskuka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat