Misteri i krimit në Ministrinë e Bujqësisë: Në çantat e mbushura me para nuk kishte vetëm Euro

Aktuale

Misteri i krimit në Ministrinë e Bujqësisë: Në çantat e mbushura me para nuk kishte vetëm Euro

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:57
Paratë e sekuestruara

Në ditën e sotme janë arrestuar 12 persona nga ata 10 zyrtarë të institucioneve si dhe janë sekuestruar 400 mijë euro para pas operacionit të gjerë të Policisë së Kosovës.

Sipas drejtorit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti, 400 mijë euro para janë gjetur në dy çanta që fshiheshin njëra në tualet të një shtëpie të të dyshuarit dhe tjetra në oborr të një shtëpie.

Në fotografitë e siguruara nga mediet, shihen paratë që janë shuma të larta dhe në mesin e tyre kishte edhe dollar dhe franga, valuta këto amerikane dhe zvicerane.

Pamje:

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat