Përballja e madhe me Serbinë/ Reagon shqiptaro-amerikani dhe ish-ushtari i Batalionit “Atlantiku”, ja si mbyllet marrëveshja

Aktuale

Përballja e madhe me Serbinë/ Reagon shqiptaro-amerikani dhe ish-ushtari i Batalionit “Atlantiku”, ja si mbyllet marrëveshja

Nga: N.SH Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:22
Uk Lushi

Publicisti dhe ish-ushtari i Batalionit "Atlantiku", Uk Lushi, ka reaguar në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

Lushi përmes një postimi në Facebook, thotë se, asnjë lider nuk mundet që ta përfundon mbylljen e madhe Kosovë-Serbi pa pjesëmarrjen e shumicës absolute të spektrit politiko-publik shqiptar. Lushi kërkon që në procesin e dialogut të ketë një Ekip të Unitetit.

Postimi i plotë:

Ka qenë dhe është qëndrim imi konsistent për gati 40 vite tashmë: për çështje nacionale dhe shtetërore të interesit vital partitë dhe liderët tonë nuk mund të vendosin pa bashkëpunim të gjerë. Ekipin e Unitetit mund ta kryesojnë liderë të ndryshëm varësisht nga disponimi elektoral temporal, por asnjë lider/e nuk mund përfundon mbylljen e madhe Kosovë-Serbi pa pjesëmarrjen e shumicës absolute të spektrit politiko-publik shqiptar. Kështu ka qenë në të kaluarën, është tash dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Prandaj, sikur kam kërkuar bashkëpunim të gjerë nga liderët në të kaluarën, kërkoj edhe nga liderët në ardhje të njëjtën gjë. Vetëm kjo qasje e forcon Kosovën si shtet dhe palë dhe na bën fitoren maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat