Haradinaj-Stublla i reagon Lajçakut: Të punosh me harta fantazmë është krejtësisht joprofesionale, dhe e mangët

Aktuale

Haradinaj-Stublla i reagon Lajçakut: Të punosh me harta fantazmë është krejtësisht joprofesionale, dhe e mangët

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ndaj Miroslav Lajçak, të dërguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, në të cilën shihej në prapavij në zyrën e tij harta e Evropës me Kosovën si pjesë e Serbisë.

Haradinaj-Stublla përmes një statusi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se Lajçak duhet të përdorë hartën që ia ka dërguar ajo përmes postës diplomatike.

“E kuptova që të duhet një hartë e saktë e # WB6, prandaj të dërgova një me postë diplomatike. Të punosh me harta fantazmë është krejtësisht joprofesionale, dhe e mangët”, ka shkruar ajo.

Ajo po ashtu iu drejtua Lajçak-ut përmes këtij statusi se sa më gjatë ta shmang hartën që ia ka dhuruar, as më gjatë puna e tij do të jetë e dështuar.

“Sa më gjatë që të shmangni hartën që ju kam dhuruar, aq më gjatë puna juaj do të jetë e dështuar”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj-Stublla në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat