Bindja e Lutfi Hazirit: Ja pse sipas tij, Vjosa Osmani do të kthehet në LDK

Aktuale

Bindja e Lutfi Hazirit: Ja pse sipas tij, Vjosa Osmani do të kthehet në LDK

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 21:08
Vjosa Osmani, Lutfi Haziri; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po shprehet i bindur se Vjosa Osmani do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo për shkak se, siç thotë ai, Osmani të vetmen shtëpi politike e ka LDK-në.

Haziri tha se është duke u konsultuar me kolegët e tij nga partia dhe se këto ditë pritet ta marrë vendimin përfundimtar, se a do t’i hyjë garës për kreun e LDK-së.

Në këtë intervistë Haziri foli edhe për sfidat që e pret kryetarin e ri të LDK-së, kushdo qoftë ai.

Ai tha se duhet unifikim më i madh se asnjëherë më parë, për të dalur mirë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat