Hoxhaj: Lajçak e ka fyer Kosovën me hartën, ja çka do t’i them javën e ardhshme kur të vjen në Prishtinë

Aktuale

Hoxhaj: Lajçak e ka fyer Kosovën me hartën, ja çka do t’i them javën e ardhshme kur të vjen në Prishtinë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:12
Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e fyeu Kosovën me hartën e tij në prapavijë ku shihej Kosova si pjesë e Serbisë.

Hoxhaj tha se Lajçak e ka lënduar edhe vetën si ndërmjetësues për shkak se ai përfaqëson Bashkimin Evropian.

“Lajçak me atë hartë e ka fyer Kosovën dhe e ka lënduar vetën si ndërmjetësues, sidomos kur kemi parasysh që ai përfaqëson Bashkimin Evropian”, është shprehur Hoxhaj.

“Nëse kemi parasysh vendin e tij të origjinës, Sllovakinë, dhe faktin që Kosova dhe Serbisë janë që dhjet vjet në dialog, e tash shfaqet si ndërmjetës i BE’së me një hartë të tillë… unë mendoj se është fyerje”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj tha se këto fjalë do t’ia thotë Lajçakut javën e ardhshme kur ky i fundit do të vijë në Prishtinë.

“Javën e ardhshme vjen në Prishtinë, dhe do t’ia them (Lajçakut) atë që e thashë edhe këtu”, shtoi Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat