AGK dhe Këshilli i Evropës mbajtën ligjëratën “Liria e shprehjes dhe liria e medies”

Aktuale

AGK dhe Këshilli i Evropës mbajtën ligjëratën “Liria e shprehjes dhe liria e medies”

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:42
AGK dhe Këshilli i Evropës mbajtën ligjëratën “Liria e shprehjes dhe liria e medies”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian dhe Këshillin e Evropës “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medieve në Kosovë (JUFREX2)”, mbajtën ligjëratë me studentë të gazetarisë dhe juridikut mbi zbatimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në praktikë. 

Pjesëmarrës në këtë ligjëratë ishin rreth 20 studentë të gazetarisë dhe drejtësisë, ku ligjëruese ishin Flutura Kusari –juriste e së drejtës së medies dhe Jehona Zhitia – gazetare shumëvjeçare në Radio Televizionin e Kosovës.

Ligjërata u fokusua në temat si liria e medies, mbrojtja e reputacionit, sinjalizimi, e drejta e qasjes në dokumente publike, të drejtat dhe përgjegjësitë e gazetarëve, si dhe siguria dhe mbrojtja e tyre.

Gjatë kësaj ligjërate për pjesëmarrësit u prezantua edhe mënyra e ushtrimit të profesionit të gazetarisë në kushte të pazakonta, sikur në rastin e pandemisë COVID-19. Trajnuesit diskutuan sfidat që paraqiten për gazetarët gjatë raportimit në rrethana të tilla, si dhe sigurinë e tyre e cila vihet në rrezik.

Ligjërata u organizua në kuadër të projektit JUFREX2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës. Kjo ligjëratë është në vazhdën e një serie aktivitetesh të parapara në projekt për gazetarë, punonjës medialë, studentë të gazetarisë dhe persona të tjerë të interesuar për lirinë e shprehjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat