Parashikimi: Nëse Albin Kurti e bën këtë gjë, ai e nënshkruan edhe dorëheqjen e tij

Aktuale

Parashikimi: Nëse Albin Kurti e bën këtë gjë, ai e nënshkruan edhe dorëheqjen e tij

Nga: P.R Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:15
Albin Kurti

“Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”. Kjo pjesë e deklaratës e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje për takimin mes kryeministrit në ardhje, Albin Kurti dhe ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë.

Në vazhdën e tyre, është edhe analisti dhe publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu.

Ai thotë në rast se Kurti nënshkruan vendimin për mos hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ai nënshkruan edhe dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, post në të cilin pritet të zgjidhet Kurti pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Albin Kurti mundet t’i premtojë Turqisë, Rusisë a Kinës së mund të bëhet vetë turk, rus a kinez, mund t’i premtojë Turqisë se ai do të bëjë plazh në bregdetin turk, mund të premtojë se do t'i prishë marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me Izraelin, por sa ta marre stilografin në dorë për të firmosur, ai nuk nënshkruan prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, por nënshkruan dorëheqjen e tij, nëse do të mbërrije të ulët në karrigen e kryeministrit”, shkruan Shahu, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Albin Kurti mundet ti premtoje Turqise, Rusise a Kines se mund te behet vete turk, rus a kinez, mund ti premtoje Turqise se ai do te beje plazh ne bregdetin turk, mund te premtoje se do t'i prishe marredheniet diplomatike te Kosoves me Izraelin, por sa ta marre stilografin ne dore per te firmosur, ai nuk nenshkruan prishjen e marredhenieve diplomatike me Izraelin, por nenshkruan doreheqjen e tij, nese do te mberrije te ulet ne karrigen e kryeministrit.

Ajo qe u vendos ne Shtepine e Bardhe me ndermjetesine e Presidentit amerikan - vendosja e marredhenieve diplomatike Kosove - Izrael, nuk mund te zhbehet nga asnje individ mbi toke, nga asnje shtepi tjeter, nga asnje kthine a skute, hotel a motel politik kudo qe te jete.

Ka filluar qe Albinit ti duket vetja si udheheqesi me i madh i planetit, kur ende ka pune me ligjin ne Kosove, me ate vendimin e Gjykates Kushtetuese qe nuk e lejoi te behej deputet. A e lejon ligji te behet Kryeminister nje njeri qe nuk u lejua te behet deputet.

Po nese ndonje parti politike ne Kosove do te beje ashtu sic beri Albini kur u shkarkua, qe kerkoi rrezimin e qeverise Hoti se eshte votuar nga nje deputet i denuar, pra sikur ndonje parti politike te pyese Gjykaten Kushtetuese, a lejohet te behet kryeminister nje njeri i denuar qe nuk u lejua te behet deputet. Nese, nese, por ligjin nuk e ben populli i VV. Qeveria Hoti u rrezua nga Gjykata Kushtetuese se ishte votuar nga nje deputet i denuar, po a mund te drejtoje qeverine nje njeri qe nuk eshte deputet por qe eshte i denuar dhe per kete nuk u lejua te behet deputet.

Ndoshta veshtire te behet ndonjehere kryeminister edhe nese nuk e pengon ligji a vendimi i Gjykates Kushtetuese. Duket do te mbetet gjithmone kandidat per kryeminister se sapo behet kryeminister e kap frika dhe e dorezon. Sikur eshte peng i gjerave e vendeve te ndryshme. Eshte i prere per opozite, te mbaje fjalime tallava e te gjuaje shtetin me gure. Miopi e thelle politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat