Deklarata e Gjinovcit: Kosova të mos e njeh Palestinën dhe t’ia kthejë të njëjtën goditje

Aktuale

Deklarata e Gjinovcit: Kosova të mos e njeh Palestinën dhe t’ia kthejë të njëjtën goditje

Më: 1 mars 2021 Në ora: 21:17
Rron Gjinovci

Analisti politik, Rron Gjinovci, ka thënë se Kosova duhet të mbajë qëndrim kundër njohjes së Palestinës, duke, siç thotë ai, “ia kthyer me të njëjtën goditje”.

Ai këto deklarime i bëri në emisionin ‘Pressing’ në T7, teksa diskutoi për çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit, çështje kjo që ngriti polemika kohëve të fundit

“Nuk më doket fare imorale që Kosova me hapë ambasadën në Jerusalem, nëse kjo është dobiprurëse për Kosovën”, ka deklaruar ai.

“Turqia është një vend i rëndësishëm në Kosovë, një prej eksportuesve ma të mëdhenj në Kosovë. Por unë mendoj, se ne nuk i kemi borxh Turqisë për çështjen e politikave të jashtme, nëse kjo nuk është interes gjeostrategjik, na s’kemi përse me hi në lojërat e Lindjes së Mesme”, ka shtuar ai.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një letër që ia ka dërguar kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ka kërkuar që të mos vendoset ambasada e Kosovës në Jerusalem.

Në anën tjetër, kryeministri i Izraelit, e ka ftuar Kurtin nëpërmjet një letre pak më herët që ta inaugurojnë së bashku ambasadën e Kosovës atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat