Edhe Enver Hoxhaj nesër do të takohet me Lajçakun

Aktuale

Edhe Enver Hoxhaj nesër do të takohet me Lajçakun

Më: 1 mars 2021 Në ora: 22:57
Enver Hoxhaj dhe Miroslav Lajçak

Partia Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar se nesër liderin e këtij subjekti politik, Enver Hoxhaj, do të takohet me të dërguarin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi në mes të Hoxhajt dhe Lajçak do të zhvillohet nesër(e martë) në orën 9:30.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se:

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, nesër (e martë, 2 mars 2021), në ora 09:50 pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat