Haxhiu tregon pse Kurti nuk e konsideron dialogun sikur prioritet

Aktuale

Haxhiu tregon pse Kurti nuk e konsideron dialogun sikur prioritet

Më: 2 mars 2021 Në ora: 00:16
Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Anëtarja e Kryesisë së VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë se VV nuk e konsideron dialogun si prioritet për shkak të qytetarëve.

“Ne do të bëjmë një lëshim dhe do ta bëjmë dialogun me Serbinë prioritetin numër katër – pas vendeve të punës, drejtësisë dhe pandemisë COVID-19”, kishte thënë lideri i VV’së, Albin Kurti.

Këtë qëndrim ai nuk e ndërroi përkundër takimit me të Dërguarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Haxhiu shpjegon pse VV nuk e ka prioritet dialogun.

“Dialogu nuk është arsye pse Kosova është e izoluar. Ka mbetur e izoluar për shkak të varfërisë së madhe dhe mungesës së luftës ndaj krimit e korrupsionit. Kurti nuk ka thënë ashtu pse iu ka tek, por kur janë pyetur qytetarët se cilat i konsiderojnë probleme për qytetarët e Kosovës, ata kanë thënë se iu duhet punësim dhe drejtësi. Ndërsa pjesa e dialogut është parë sikur e pesta apo e gjashta. Prandaj edhe në fushatë zgjedhore nuk i kemi jap shumë hapësirë. Jemi pyetur nga mediet shumë por jo nga ne”, ka thënë ajo.

Albulena Haxhiu, ka thënë po ashtu se nuk është e patjetërsueshme prishja e marrëdhënieve me Turqinë e BE’në, derisa ka thënë se subjekti politik të cilin e përfaqëson e ka përshëndetur njohjen diplomatike të Izraelit ndaj Kosovës.

“Duke e njohur linjën e z. Kurti, i cili në vazhdimësi është pyetur për njohjen e Izraelit, edhe në kohën kur është nënshkruar ky dokument nga Avdullah Hoti, ne kemi thënë se është e vetmja pikë është pika e fundit, që ka qenë njohja nga Izraeli. Për ne është shumë e rëndësishme vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin”, deklaroi Haxhiu.

“Mirëpo, kjo nuk do të thotë padyshim që të prishemi me Turqinë e BE’në, por kjo do të thotë që duhet bashkërisht edhe me Administratën e re të SHBA’së, që të shohim në raport me këtë çështje, në mënyrë që të përmbyllet në favor të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat