Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Përfundimi është çështje muajsh jo vitesh

Aktuale

Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Përfundimi është çështje muajsh jo vitesh

Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:38
Vjosa Osmani dhe Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, u është drejtuar mediave.

Lajçak i pyetur për limitet kohore të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, tha se kjo do të ndodhë kurdo që të dyja shtetet janë të gatshme.

“Do të vazhdojmë sa më shpejt që është e mundur dhe kurdo që Kosova dhe Serbia do të jenë të gatshme”.

“Mund të them se kjo do të përfundojë brenda disa muajve dhe jo brenda disa vjetëve”.

“E kam thënë më herët dhe po e përsërisë ky proces do të përfundojë në disa muaj dhe nuk është çështje e viteve. Unë nuk jam që ta shpejtoj çështjen dhe nuk do të ngutemi por është mes çështjeve që Kosova dhe Serbia do të vendosin se sa shpejtë do të duhet vendoset”.

“Nëse takohemi në baza javore do të përfundojë më shpejt por edhe nëse ka vullnet”, tha Lajçak.

Lajçak është pyetur edhe për hartën në zyrën e tij që ngjalli shumë reagime në Kosovë.

“Për çështjen e hartës besoj se e kam sqaruar deri më tash. Një zyrtar i Bashkimit Evropian mund të përdorë vetëm hartën zyrtare të Bashkimit Evropian dhe ajo është harta që na është dhënë”.

“Kosova është në hartë dhe ndarja mes Kosovës dhe Serbisë është e qartë – nuk kam dashur ta ofendojë askënd dhe do të ishte shumë joprofesionale nëse do të vendosja harta të tjera pasi duhet të respektoj pozitën e Bashkimit Evropian”.

“Por kjo është edhe dëshmi që kemi nevojë për dialog dhe pas kësaj do të jetë një hartë e njëjtë pas përfundimit të dialogut në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel”, tha Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat