“Boll ma me këto sjellje”, Daka e lëshon mbledhjen për shkak të Kurteshit

Aktuale

“Boll ma me këto sjellje”, Daka e lëshon mbledhjen për shkak të Kurteshit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:42
KQZ

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valdete Daka, ka lëshuar mbledhjen me arsyetimin se sjelljet e anëtarit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshit, nuk ishin në nivelin e duhur.

“Mbledhjet tona janë shndërruar në diçka që kurrë s’kanë qenë duke ju falënderu Sami Kurteshit”, ka thënë Daka.

“Boll ma me këto sjellje që nuk janë në nivel”, i ka thënë Daka Kurteshit.

“Konsideroj që mbledhja nuk mundet me vazhdu për shkak të sjelljes së Kurteshit”, ka thënë Valdete Daka dhe të gjithë e kanë lëshuar mbledhjen.

“Ne kemi me fitu dhe e bëjmë pushtetin por mos ndërhyni kur flasim unë dhe zotëri Rama se kjo është arsyeja që i keni humbur zgjedhjet me këtë mediokritet. Unë po diskutojë për dokumentet dhe ligjet që i kemi para. Ju po shkeli të drejta, të trajtohet të gjithë ata njerezë që ju është shkelë e drejta e kundërshtimit dhe apelit. Ju ka shkelë njerëzve të drejtën e ankesës. E kemi shkelë planin operacional”, ka thënë Kurteshi.

Po ashtu edhe Eshref Arifi ka kërkuar që të mos ulet niveli i diskutimit në këtë mbledhjen.

“Mos të ulet takimi i KQZsë. Nuk dihet ku jemi. Kemi pika vendimmarrëse për administrimin e procesit zgjedhor. Kemi rregulla dhe ligje. Mos të bëhet presion administratës”, ka thënë Arifi.

“39 fletëvotime në një zarf çfarë i thonë kësaj pune”, ka thënë anëtari i PDK-së, Arianit Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat