Këshilltari amerikan i Albin Kurtit i reagon Richard Grenellit

Aktuale

Këshilltari amerikan i Albin Kurtit i reagon Richard Grenellit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:00
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Këshilltari amerikan, Arun Chaudhary, i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka reaguar ish-emisarit të Administratës së Donald Trump, Richard Grenell.

Ai cili e quajti Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

Chaundhary i tha Grenellit se “ky amerikan është krenar që punon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen”.

Image
Arun Chaudhary dhe Albin Kurti

“Aleanca Jonë e palëkundur, e bazuar në liri dhe vetëvendosje i mbijetoj diplomacisë së pamatur ju ndihmuat maminë për Donald Trump, kështu që... thjesht ndaloni, ju lutem”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat