Ish-ministri i MTI-së merr pozitë në AAK

Aktuale

Ish-ministri i MTI-së merr pozitë në AAK

Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:17
Bajram Hasani

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  është caktuar kryetar i kësaj partie në Gjilan.

Hasani këtë detyrë e ka marrë që nga sot, pas një takimi që kryesia e degës së AAK-së në Gjilan ka pasur me kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj në selinë qenrdore të kësaj partie në Prishtinë.

Hasani pritet ta ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja.

E tërë kjo ka ardhur pas dorëheqjes së Agim Zuzakut nga detyra e kryetarit.

Zuzaku ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit të kësaj partie.

Në letrën e dorëheqjes që ia pati dërguar liderit të AAK-së, Zuzaku ka treguar arsyen e dorëheqjes.

“Pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam t’i marrim meritat, por duhet marrë përgjegjësinë edhe për këto rezultate shumë zhgënjyese”, kishte shkruar Zuzaku në letrën e dorëheqjes.

Ai pati shprehur zhgënjim në nivelin qendror të partisë për disa arsye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat