Bleron Baraliu tregon se sa vota ia ka sjellë Vjosa Osmani VV-së, sipas matematikave të tij

Aktuale

Bleron Baraliu tregon se sa vota ia ka sjellë Vjosa Osmani VV-së, sipas matematikave të tij

Nga: D.RR Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:02
Bleron Baraliu

Njohësi i çështjeve politike dhe të statistikave, Bleron Baraliu në një postim në Facebook ka treguar analizën për votat ndihmëse të Vjosa Osmanit për Vetëvendosjen.

Ai thotë se Vjosa Osmani i ka sjellë Vetëvendosjes rreth 40 mijë vota.

Sipas tij, nëse Vjosa do të garonte e vetme nuk do ta kalonte pragun, ndërsa VV-ja do t’i merrte vetëm 47%.

Baraliu thotë se 300 mijë votat e Vjosa Osmanit erdhën për shkak të taktikës së Albin Kurtit, që kishte porosi për votuesit e VV-së që ta votonin Vjosa Osmanin.

Postimi i tij i plotë:

Sa vota i ka sjelle Vjosa VV-se?!

Kjo ka qene teme e diskutuar gjere e gjate, perfshire ne Pressing diten qe isha vet. Per momentin nuk kam akces ne modelin qe 'ndan' votat e kandidateve nga renditja, por mund te konstatojme ne dy menyra si vijon:

Faton Peci ka 25,307 vota (Doarsa KXh 10,604). Lista Vjosa nuk ka pas mbi 10 kandidat (nese sgaboj), dhe mund te konstatojme se ne rastin me ekstrem se paku gjysma e votuesve duhet te kene votuar Pecin. Ne anen tjeter se paku 30% e votuesve LV e kane votuar Doarsen. Prandaj mund te perfundojme empirikisht se LV i ka sjelle VV 35-50K vota, me afer kufirit te poshtem.

Ne anen tjeter, nese shofim dallimin mes LDK dhe PDK, matjet e LVjosa ne fund te 2020 (3-4%), dhe voten qe ka votuar 'kunder' ne vend se per, votat LVjosa sillen reth 27-37K.

Peandaj, ne gjykim objektiv LVjosa i ka pas diku rreth 30-35K vota, 40-45K ne rastin me optimistik. Ka gjasa qe 'nr koalicion' me efekt nxites te baahkimit i ka sjelle edhe rreth 10-15K vota tjera, pra duke derguar efektin maksimal ne rreth 55K vota.

Pra, nese Vjosa do te konkuronte ndaras LVV do te merrte rreth 390K vota apo ~47% dhe Vjosa diku jo me shume se 40K vota, pra kurrsesi mjaftueshem per te kaluar pragun. Ne fund VV do te humbte rreth 2-3 deputete...

P.s. 300K vota per nr.2 eshte shume me kompleks si matematike, sepse, mes tjerash, ka qene porosi e Albinit qe te votohet 2shi...pra shume votues kane ndjere obligim te mbeshtesin taktikat e Albinit per KM+President (dhe nxjerrin Vjosen jashte konkurrences) edhe si simpati ndaj perjashtimit te Albinit nga lista. Ne siperfaqe mund te them se sikur Albini te ishte nr.1 ne liste e Vjosa nr.2, Vjosa do te merrte jo me shume se 150-170K vota...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat