Për 7 mars, protestë para Ministrisë së Arsimit, ministrat notohen me 1

Aktuale

Për 7 mars, protestë para Ministrisë së Arsimit, ministrat notohen me 1

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:52
Aksioni është organizuar nga organizata joqeveritare “Global Shapers Prishtina”

Në Ditën e Mësuesit, sot është protestuar para Ministrisë së Arsimit.

Aksioni është organizuar nga organizata joqeveritare “Global Shapers Prishtina”.

Në këtë aksion aktivistët e kësaj organizate në mënyrë simbolike kanë vlerësuar me notë 1 të gjithë ministrat e Arsimit për gjendjen në këtë fushë, ndërsa u kanë dhënë notat 5 sa i përket nepotizmit.

Avdyl Gashi, organizator i këtij aksioni ka thënë Kosova radhitet ndër vendet e fundit sa i përket cilësisë në arsim.“Rezultatet e Testit Pisa radhitin Kosovën si ndër vendet e fundit, ashtu edhe organizatat tjera.

Shkollat tona kanë mungesë të infrastrukturës, stafit, e të psikologëve. Po ashtu s’ka reforma. Pandemia ka dëshmuar vështirësitë në sistemin arsimor”, ka thënë aktvisiti i kësaj organizate.Përfaqësues të kësaj organizate kërkun qe Qeveria e re ta ketë prioritet arsimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat