“Nën komandën qendrore të SHBA-së”/ Mediat e huaja raportojnë për dërgimin e trupave të FSK-së në Kuvajt

Aktuale

“Nën komandën qendrore të SHBA-së”/ Mediat e huaja raportojnë për dërgimin e trupave të FSK-së në Kuvajt

Më: 11 mars 2021 Në ora: 21:21
FSK

Kosova të martën dërgoi një kontingjent ushtarësh për në Kuvajt për të marrë pjesë në misionin e parë ndërkombëtar paqeruajtës të vendit.

Për këtë, një ceremoni u mbajt në kazermat e ushtrisë në Prishtinë, në prani të udhëheqësve të lartë dhe atasheve ushtarakë perëndimorë.

Dhe një ngjarje e tillë, përveçse është raportuar nga mediat vendase, ka “rënë në sy” edhe të medieve të ndryshme botërore.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse 22 vjet pas luftës, ne nuk po importojmë vetëm trupa paqeruajtëse, por ne gjithashtu po i eksportojmë ato”, citon deklaratën e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, mediat botërore.

Siç është thënë më tej, Kosova po e dërgon njësinë në një turne gjashtë-mujor pas një kërkese nga Komanda Qendrore e SHBA-së dhe se trupat e saj do të jenë nën komandën e Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Po sipas medieve të huaja, Kuvajti dhe Shtetet e Bashkuara kanë një Marrëveshje zyrtare të Bashkëpunimit të Mbrojtjes dhe afërsisht 13,500 forca amerikane janë të vendosura në Kuvajt, kryesisht në Kampin Arifjan dhe Baza Ajrore Ali Al Salem.

Lidhur me këtë, vihet në pah një telefonatë me video konferencë nga gjeneralmajori Ben Correll i Gardës Kombëtare të Iowa përshëndeti kontributin e Kosovës në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.

“Partneriteti midis Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së kontribuon shumë në këto përpjekje dhe u demonstron të tjerëve atë që është e mundur duke punuar shumë dhe në bashkëpunim”, citohet të ketë thënë ai.

Mediat e huaja kujtojnë se Forca e Sigurisë së Kosovës me 3,400 trupa u shndërrua në një ushtri të rregullt dy vjet më parë, megjithëse emri i saj nuk është ndryshuar në forca të armatosura siç ishte planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat