Anton Quni i kundërpërgjigjet Driton Selmanajt, ia përmend “turrin” e “vrapin”!

Aktuale

Anton Quni i kundërpërgjigjet Driton Selmanajt, ia përmend “turrin” e “vrapin”!

Nga: A.M. Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:34
Lumir Abdixhiku, Anton Quni

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i ka reaguar zyrtarit të kësaj partie Driton Selmanajt.

Gjatë ditës së sotme, Selmanaj e ka akuzuar kreun e partisë se po bënë “turr” që të takohet me Vjosa Osmanin.

Quni në postimin e  tij në Facebook, ia ka bërë të qartë Selmanajt se Lumir Abdixhiku nuk ka bërë “turr” e as “vrap” që të takojë Osmanin.

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së”, ka shkruar Quni në Facebook.

Postimi i plotë:

Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së.

Nuk kishte as “turr” e as “vrap”!

LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt.

"Dream Team" në krye me Lumirin         

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat