Melihate Tërmkolli: U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!

Aktuale

Melihate Tërmkolli: U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!

Nga: A.M. Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:49
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka treguar se në dorë të kujt ka rënë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë”, ka thënë ajo.

Tërmkolli në postimin e  tij në Facebookka përmendur “klanet” të cilat e kanë udhëhequr Lidhjen Demokratike e Kosovës, pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugovës.

Po ashtu, Tërmkolli ka potencuar se realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë.

Postimi i plotë:

E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste! 

Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci!  

Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co!

Bravo Vjosa Osmani & Co!

Bravo akademikë të LDK-së!

U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!

Këtu jemi!

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat