“Dështak, dil nga dera që ia tregove Vjosës”, përkrahësit e LDK-së i kërkojnë Abdixhikut përjashtimin e Selmanajt

Aktuale

“Dështak, dil nga dera që ia tregove Vjosës”, përkrahësit e LDK-së i kërkojnë Abdixhikut përjashtimin e Selmanajt

Nga: A.Zh Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:11
Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani dhe Driton Selmanaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

Zëvendëskryeministri në detyrë Qeverinë Hoti, Driton Selmanaj, ka dalë sot kundër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikut, pasi mbeti jashtë Kryesisë. Këtë të fundit, Selmanaj e ka akuzuar se po “merr turr e vrap” për ta takuar Vjosa Osmanin, derisa ka theksuar se kjo do ta rrëzojë edhe më shumë LDK-në.

“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosën nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik. “Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosën, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve qëndrestarë të saj”, ka shkruar Selmanaj, në një postim në Facebook.

Por, shumë qytetarë i kanë komentuar kundër Selmanajt, në postimin e tij, përcjell Bota sot.

Disa nga ta kanë kërkuar largimin e tij nga LDK-ja, duke e akuzuar atë se njerëzit si ai e kanë sjellë këtë parti në 110 mijë vota.

“Puna e parë që Abdixhiku duhet bërë ti duhesh me u largu nga LDK. Ti që i tregojshe derën Vjosës, të lutem përmes të njëjtës derë dil e mos u kthe kurrë, ti analist dështak”, ka shkruar njëri nga rreth një mijë komentuesit.

Një komentues tjetër, e ka akuzuar edhe Isa Mustafën e Agim Veliun.

“Arroganca jote e Agim Veliut Isa Mustafës e do tjerëve e kanë pru LDK-në në këtë deregje”, ka shkruar komentuesi.

E një komentues tjetër, e ka këshilluar Driton Selmanajn, që të gëzojë mandatin e fundit si deputet, pasi sipas tij, ai është në përfundim të karrierës politike.

“Gëzoje mandatin e fundit si deputet dhe pastaj kthehu aty ku ke qenë, sepse në politikë besoj që je drejt përfundimit të karrierës!”.

Disa nga komentet e shumta në profilin e Selmanajt:

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat