Dy ministra të Qeverisë së Kosovës japin dorëheqje

Aktuale

Dy ministra të Qeverisë së Kosovës japin dorëheqje

Më: 22 mars 2021 Në ora: 09:40
Qeveria e Kosovës

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin.

Sipas vendimeve të nënshkruara nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, Besnik Tahiri jep dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në Detyrë të Punëve të Jashtme.

Besian Mustafa ndërkaq, në vendim thuhet se është liruar nga detyra e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai është liruar nga kjo pozitë pasi sot pritet të betohet si deputet i legjislaturës së 8-të

Besian Mustafa në zgjedhjet e fundit ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat