Konjufca tregon kur do ta thërras seancën për formimin e Qeverisë Kurti 2

Aktuale

Konjufca tregon kur do ta thërras seancën për formimin e Qeverisë Kurti 2

Më: 22 mars 2021 Në ora: 12:14
Glauk Konjufca gjatë pranim-dorëzimit të detyrës nga Vjosa Osmani

Kryetari i ri i Kuvendit njëkohësisht edhe u.d i detyrës së presidentit të Kosovës, gjatë pranim-dorëzimit të detyrës nga Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që pas disa orëve të thërras seancën e radhës për formimin e Qeverisë.

I pyetur nga gazetarët se kur do ta thërrasë Kurtin për dhënien e mandatit, Konjufca ka thënë se njëherë janë disa procedura të tjera mirëpo ka theksuar që nuk e përjashton mundësinë që kjo të ndodhë sot.

“I kemi edhe disa procedura, mirëpo nuk e përjashtojmë mundësinë që pas disa orëve mund të ndodhë”, ka thënë shkurt.

Konjufca tashmë e ka marr edhe detyrën e ud. Presidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat