Kush është Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë në Qeverinë Kurti 2

Aktuale

Kush është Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë në Qeverinë Kurti 2

Më: 22 mars 2021 Në ora: 18:41
Artane Rizvanolli

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në ekspozenë e tij para deputetëve, ka prezantuar edhe emrat e ministrave të kabinetit të tij.

Në mesin e emrave të ministrave të rinj, bie në sy një emër i panjohur për politikën. Bëhet fjalë, për Artane Rizvanollin, ministre e Ekonomisë.

Por kush është Artane Rizvanolli? Ajo është doktor shkence në fushën e ekonomisë, dhe ligjëruese në Kolegjin Riinvest, që nga viti 2007.

Pas përfundimit të studimeve bazike në Ekonomiks në Universitetin e Prishtinës, Rizvanolli, ka vazhduar studimet Master në Ekonomiks për analizë biznesi në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat