Vjosa Osmani: Urime, kryeministër Kurti, për Kosovën shtëpi tonë të përbashkët

Aktuale

Vjosa Osmani: Urime, kryeministër Kurti, për Kosovën shtëpi tonë të përbashkët

Nga: N. H Më: 22 mars 2021 Në ora: 21:29
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Pretendentja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Facebook, ka uruar formimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës sot, derisa ka thënë se votimi i kësaj qeverie është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve.

Osmani me tej shkruan se sfidat janë të shumta, qoftë ato të trashëguara e qoftë ato të reja, por në rrugëtimin që filloi sot, ajo ka uruar që vendimet e politikat e Kurtit të jenë shëmbëlltyra.

“Sot është jo vetëm Ditë e Bardhë, por një kapitull i ri në historinë e Republikës, ndaj pres që së bashku të punojmë drejt përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve tanë, ashtu siç i kanë shprehur ata zëshëm në kutitë e votimit”, shkruan Osmani në Facebook.

Ja shkrimi i Vjosa Osmanit:

Urime, Kryeministër Kurti!

Votimi juaj sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës si Kryeministër i vendit tonë dhe i kabinetit qeveritar është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve tanë, ashtu siç është shprehur qartë më 14 shkurt.

Vërtetë sfidat janë të shumta, qoftë ato të trashëguara e qoftë ato të reja, por në rrugëtimin që filloi sot, uroj që vendimet e politikat tuaja të jenë shembëlltyra më e mirë e nevojave, kërkesave e ëndrrave të qytetarëve të vendit tonë.

Sot është jo vetëm Ditë e Bardhë, por një kapitull i ri në historinë e Republikës, ndaj pres që së bashku të punojmë drejt përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve tanë, ashtu siç i kanë shprehur ata zëshëm në kutitë e votimit!

Qoftë fillim i mbarë e një rrugëtim nga i cili do të dalim të gjithë faqebardhë!

Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të drejtë, me të cilin Kosova jo vetëm do ta përjetojë ndryshimin, por edhe do ta ndjejë çdo ditë, në çdo hap dhe për çdo gjë!

Për krejt dhe pa përjashtim, për të gjithë dhe pa dallim, për Kosovën shtëpi tonë të përbashkët.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat