Naser Rugova vazhdon të shfaq paknaqësi ndaj lidershipit të ri të LDK-së: Po trajtohet si OJQ

Aktuale

Naser Rugova vazhdon të shfaq paknaqësi ndaj lidershipit të ri të LDK-së: Po trajtohet si OJQ

Nga: D.RR Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:20
Naser Rugova

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, sërish ka shfaqur paknaqësi ndaj udhëheqjes së re të LDK-së.

Ai thotë se tani LDK-ja ka vetëm kryetar, por jo edhe platformë të rimëkëmbjes së brendshme.

Rugova thotë se reforma pa plan është improvizim, ndërkaq nëse diku ka një plan dhe ai plan nuk i është prezantuar as Kuvendit dhe as anëtarësisë së gjerë atëherë partia më e vjetër në vend po trajtohet thuajse është një OJQ.

Postimi i tij:

Keni lexuar, dëgjuar apo parë ndokund ndonjë plan të Kryetarit dhe kryesisë së re se si do të rimëkëmbet LDK-ja? Reforma pa plan është improvizim, ndërkaq nëse diku ka një plan dhe ai plan nuk i është prezantuar as Kuvendit dhe as anëtarësisë së gjerë atëherë partia më e vjetër në vend po trajtohet thuajse është një OJQ. Mua kjo nuk më habit, sepse aksionerët dhe gjeneralët, që sot e kanë kapur kreun e partisë, kanë vendosur një maskotë për menaxher. Qofsha i gabuar, por LDK-ja vetëm në emër ka Kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat