Hasani: Nëse deri më 5 maj nuk zgjidhet presidenti, kthehemi në ditën e shpalljes së pavarësisë

Aktuale

Hasani: Nëse deri më 5 maj nuk zgjidhet presidenti, kthehemi në ditën e shpalljes së pavarësisë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 21:45
Enver Hasani

Ish-kreu i Kushtetueses Enver Hasani deklaroi sot se vendi duhet të bëhet me president deri më 5 maj, kur bëhen gjashtë muaj nga dorëheqja e Hashim Thaçit nga kjo pozitë, përndryshe sipas tij vendi do të kthehet më 17 shkurt 2008.

Ai në Rubikon tha se Kushtetuta e përcakton që pas Vjosa Osmanit s’mund të ketë edhe një ushtrues të detyrës së presidentit.

“S’mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtruesit të detyrës. Shkatërrohet institucioni i presidentit [nëse nuk zgjedhjet presidenti]. S’ka presidencë dhe kapërcehet në vitin zero – në ditën e shpalljes së pavarësisë. Sot nuk ke president. Kushtetuta nuk e thotë që ushtruesi i detyrës së presidentit e nominon mandatarin për formimin e qeverisë. Sot nuk e ke atë që dominon mandatarin. Kur të kapërcen gjashtëmujori, nuk ke më ushtrues detyre dhe ke mbet pa presidenti”, u shpreh Hasani.

Ai tha se në këtë rast vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje të reja.

“Jo nuk shkojmë në zgjedhje të reja. Shkuarja në zgjedhje… nuk ke as president dhe je në vitin zero. S’ka kush e mandaton kryeministrin. Me këtë Serbisë i tregojmë se jemi të paqeverisshëm, atë që e kanë thënë gjithmonë. Je shtet i dështuar, nëse nuk keni mundësi t’i konstituosh organet”, tha Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat