Analisti parashikon përgjigjen e Lumirit për Vjosën

Aktuale

Analisti parashikon përgjigjen e Lumirit për Vjosën

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:22
Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri

Zgjedhja e presidentit është sfida e radhës që ka përpara politika e Kosovës.

Ndërsa pritet vendimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mbështetur ose jo kandidaturën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti ka bërë të ditur se do të shtrojë për diskutim në kuvend zgjedhjen e presidentit të ardhshëm sapo KQZ të zëvendësojë deputetët që lanë mandatin e tyre për t’u bërë ministra.

PDK dhe AKK kanë deklaruar votën kundër Vjosa Osmanit dhe janë shprehur të gatshëm të shkojnë edhe në zgjedhje të parakohshme.

Për këtë çështje analisti Fidan Ukaj u shpreh në Euronews Albania se nga LDK-ja do të ketë një përgjigje pozitive për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

“Zërat janë në mbështetje të zonjës Osmani. Kemi deputetë nga LDK-ja që shprehin gatishmërinë e tyre që do të qëndrojnë në sallë kur Osmani do të votohet, apo të votojnë zonjën Osmani”, u shpreh zoti Ukaj.

Analisti foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe u shpreh se presioni ndërkombëtar do të bëjë që kjo çështje të bëhet prioritet edhe për qeverinë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat