Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do ta kryejmë edhe hapin e tretë për konstituimin e institucioneve

Aktuale

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do ta kryejmë edhe hapin e tretë për konstituimin e institucioneve

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:06
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente.

Ai të premten pas homazheve në Krushë të Madhe, i pyetur për thirrjen e seancës për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se do ta bëjnë hapin e tretë të formimit të institucioneve.

“Do ta kryejmë edhe hapin e tretë shumë të rëndësishëm për konstituimin e institucioneve, në legjislaturën  e tetë”, tha Kurti.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente, ndërsa që LDK-ja ende nuk ka një vendim përfundimtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat