Kurti: Masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë

Aktuale

Kurti: Masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:09
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

(E plotësuar 14:23) - Pas homazheve në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti nën shoqërim të pretendentes për presidente Vjosa Osmani bënë homazhe në tek familja Berisha në Suharekë.

Edhe nga Suharaka, Kurti ka premtuar se do të kërkojnë drejtësi për krimet që kreu Serbia në Kosovë dhe se do të bëjnë çmos që kriminelët e gjitha masakrave në Kosovë të përfundojnë parapa grilave . Kurti tha se masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë dhe e kaluara e Kosovës e cila nuk kalon.

Kurti: Masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë

“Është jeta jonë, është e kalarua jonë e pashlyeshme, traumatike që sot shënon një plagë që kullon, plagë të hapur përshkak se nuk ka ende drejtësi për viktimat e as gjykime e dënime të kriminelëve serb. Nuk mund të kemi të ardhme të sigurt, nuk mund të kemi paqe e qetësi përderisa nuk e kemi drejtësi e cila jo vetëm që na është mohuar sepse na është vonuar por edhe përshkak se nuk ka filluar ende., andaj si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe kryeministër i ri bashkë me presidenten në ardhje zonjën Vjosa Osmani do të bëjmë çmos që këtyre familjeve të cilët paguan çmimin kaq të lartë për lirinë dhe pavarësinë tonë t’iu dalim në ndihmë, të jemi përkrah tyre edhe sa u përket traumave, e vuajtjeve që kanë përjetuar por edhe sa i përket aktivizimit sa më të madh të sistemit të drejtësisë e në veçanti të prokurorisë në mënyrë që kriminelët e kësaj masakre dhe shumë e shumë masakrave anembanë Kosovës të përfundojnë prapa grilave. Masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë dhe janë e kalarua jonë e cila nuk kalon. Ajo është në tët tashmen tonë është përditë me neve, çdo mëngjes kur zgjohemi dhe çdo mbrëmje kur nuk na zë gjumi”, tha Kurti

Kurti tha edhe se pas vrasjeve Serbia rrëmbeu edhe kufomat.

Kurti: Pas vrasjeve, Serbia rrëmbeu edhe kufomat

“547 viktima civile janë në Komunë e Suharekës një nga komunat më të goditura dhe 80 janë ende të pagjetura. Serbia pas vrasjeve që kreu këtu me forcat e saj i rrëmbeu edhe kufomat edhe u përpoq ta varros të vërtetën por ai rishfaqej nëpër liqenet e saj nga kamionët të cilët nuk ngeleshin dot në thellësi të ujërave atje. 744 shqiptarë janë zhvarrosur nga Batajnica një varrezë masive që sot është poligon i çitjes për policinë dhe ushtrinë atje. Këtu janë 14 fëmijë nën moshën 15 vjeçare të vrarë, pra nuk kanë dashur t’i vrasin vetëm të rriturit pse janë shqiptarë por edhe të brezin e ardhshëm, edhe fëmijët edhe ata që vijnë më pas prandaj të gjitha këto krime të kryera gjatë luftës përveç që janë krime të luftës janë edhe krime kundër njerëzimit dhe krim i gjenocidi”, deklaroi Kurti.

Edhe pretendentja për presidente Vjosa Osmani premtoi se do të kërkojnë drejtësi ndërsa theksoi se ofshama e nënave dhe plagët të cilat pikojnë gjak janë udhërrëfyesi i përhershëm në kërkesën për drejtësi.

Osmani: Kemi borxh të madh ndaj këtyre familjeve

“Le të jetë ofshama e neneve për këto plagë që ende pikojnë gjak, udhërrëfyes i yni i përhershëm në kërkesën tonë për drejtësi sepse Kosova nuk do të harroj kurrë dhe nuk do ta harrojë kurrë. Kosova dhe gjithsecili nga ne ia kemi borxh familjeve që bënë sakrificën më sublime duke humbur edhe më të shtrenjtit e tyre, fëmijët e vegjël që ta sjellim drejtësinë në vend dhe vetëm atëherë ne do të mund të shohim dritë me sy dhe progres në vendin tonë. 1133 fëmijë nga fëmijë që ishin akoma në barkun e nënave të tyre e deri në fëmijë të moshave të ndryshme, fëmijë të familjes Berisha të cilët dhanë gjithçka të cilëve iu këput jetë përgjysmë në mënyrë që ne bashkë të gëzojmë lirinë[...]të gjithë sëbashku pavarësisht a jemi pjesë e spektrit politik apo qytetarë aktiv të këtij vendi kemi borxh shumë të madh dhe të pashlyeshëm ndaj këtyre familje dhe ne nuk do të reshtim kurrë së kërkuari drejtësi dhe të punojmë në mënyrë që sado pak t’iu lehtësohet dhimbja gjithsecilit prej tyre”, tha ai.

​Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Krushë të Vogël: Ky vend është një shembull i gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti dhe pretendejta për presidente, Vjosa Osmani në 22 vjetorin e masakrave bënë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

Nga aty u tha se edhe 22 vjet pas plagët janë të hapura për krimet që kreu Serbia ndaj popullit të Kosovës. Kurti ritheksoi se qeveri do të angazhohen për drejtësinë ndaj familjeve, të rënëve e dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit

Kurti: Si qeveri do të angazhohemi si askush tjetër për drejtësi

"Erdhëm në Krushë të Madhe e në Krushë të Vogël në mënyre që të bëjmë nderim për dëshmorët dhe të pagjeturit, të cilët janë një plagë e hapur për familjarët dhe shoqërinë tonë. Ky është një shembull i gjenocidit të Serbisë në Kosovë, kur ajo ushtronte terror mbi neve që të na shporrë nga toka jonë që nuk ua ka dashur askujt të keqen. Si qeveri do të angazhohemi si askush tjetër për drejtësi, për familjet e të vrarëve, humbjet që i kemi, për dëshmorët dhe martirët që paguan aq shtrenjtë për lirinë tonë", tha ai.

Deputetja njëherit edhe pretendentja për presidente të vendit, Vjosa Osmani tha se nuk do të ndalen se kërkuar që të vihet drejtësia në vend për krimet që kreu Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

Osmani: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e kryera nga Serbia

"Kurrë nuk do të ndalemi në përpjekjet institucionale që drejtësia të vihet në vend [...]do ta ngrisim zërin në çdo takim brenda e jashtë vendit dhe do të kërkojmë nga ajo përgjigje për cdo cështje që ajo po kërkon koncesion", tha ajo.

Kurti nga Krusha e Madhe: Do të kërkojmë drejtësinë e munguar për krimet e kryera nga Serbia

Në 22 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe ku forcat serbe vranë 243 qytetarë, shkoi të bëjë homazhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti nga aty kujtoi të rënët për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës duke thënë se janë të angazguar për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera nga gjatë luftës nga Serbia.

Për homazhe në Krushë të Madhe ishin edhe familjarët e të rënëve dhe të të pagjeturave. Njëri nga familjet e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë pyeti Kurtin se a do të jetë prioritet në qeverinë Kurti çështja e të pagjeturve dhe se e njëjta në dialog me Serbinë.

Kurti: Mungon drejtësia e krimeve të kryera nga Serbia

“Jemi në Krushë të madhe pasi që 22 vjet pasi që nga forcat serbe u vranë 243 qytetarë shqiptare dhe sot e kësaj dite i kemi 64 të zhdukur në mesin e tyre edhe bacën Ukë, profesor Ukshin Hotin duke bërë nderime te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve dhe duke u angazhuar për të zbardhur fatin e të pagjeturve ne kryejmë një pjesë shumë të vogël të borxhit të madh që kemi ndaj sakrificës, humbje dhe dhe vuajtjeve të popullit tonë, falë të cilave ne sot kemi edhe lirinë edhe pavarësinë. Drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës nga Serbia mungon dhe është obligim i yni institucional që të angazhohemi maksimalisht me institucion e ardhshëm për krimet e kryera gjatë luftës dhe me aktivizimin e prokurorisë speciale e të sistemit drejtësisë në përgjithësi në mënyrë që të arrijmë që të shërojmë plagët e luftës duke zbardhur fatin e të pagjeturve dhe duke sjellë drejtësi që duhet të gjykojë e të dënojë kriminelët e luftës”, deklaroi Kurti pas homazheve në Krushë të Madhe.

Familjari i të pagjeturve kërkoi Kurtit që në dialog me Serbinë të flitet për të pagjeturit dhe se të kërkohet së pari emri i Ukshin Hotitt

Familjari: Në dialog me Serbinë kërkoje së pari emrin e bacës Ukë

“Me serbin nuk ka dialog me territore por pyetja duhet të iu bëhet edhe BE se asi kriminelë janë sikurse Serbia. Duhet të gjejmë njerëzit por sidomos rasti i Ukshin Hotit dhe këtu shumë thjesht Vuçiqit e Daçiqit i thonë në këtë datë është marrë dhe duhet të japësh përgjegjësi para datës se çfarë ka ndodhur me të. Në dialog kërkoni së pari emirin e bacës Ukë”, tha ai.

Nga këtu Kurti i premtoi se në dialog me Serbinë ka prioritet çështjen e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës. Kryeministri Kurti tha edhe se në dialog nuk do të dëgjojnë kërkesat e vjetra të Serbisë por që delegacioni kosovar do të shtrojë kërkesat për drejtësi.

Kurti: Në dialogun me Serbinë e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve

“Në raportin tonë me Serbinë ne e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës meqenëse nuk mund të kemi, ardhmëri, paqe progres nëse nuk i trajtojmë këto krime makabre që janë kryer në popullin tonë, të gjithë e mbajmë sepse i kemi përjetuar vet, nuk duhet ta pyesim as gjyshin e stërgjyshin sepse këto krime kanë ndodhur[...] Dhe bashkë me presidenten në ardhje Vjosa Osmani dhe siç e përmendi edhe Osmani është edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu por e kemi edhe nënkryetaren Kuvendit, Saranda Bogujevci e cila i ka marrë 16 plumba në trup kur ia kanë masakruar familjen dhe kjo është e mbijetuar me 28 mars 1999. Pra, edhe zonja Saranda Bogujvci pasnesër e ka përvjetorin e 22-të të masakrës ku kjo ka mbijetuar. Këtu me ne është edhe zonja Vasfije Kransiqi e cila është e mbijetuar e përdhunimit gjatë luftës. Pra një person i cili ka folur në emër të grave dhe janë20 mijë sossh të përdhunuara gjatë luftës sepse dhuna seksuale ka qenë mjet lufte, mjet gjenocidit kundër popullit tonë”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin homazhe bëri edhe deputetja njëherit edhe pretendentja për presidente të vendit, Vjosa Osmani.

Osmani tha se Maskara e Krushës së Madhe dhe masakrat e tjera janë dëshmia me autentike e gjenocidit serb në Kosovë.

Osmani: Krusha e Madhe dhe gjitha këto masakra janë zëri i lartë i ndërgjegjes që thërret për drejtësi

“Maskara në Krushë të Madhe dhe masakra të tjera që do të përkujtojmë sot por edhe më shumë se në dy muajt në vijim janë dëshmia më autentike e gjenocidit serb në Kosovë. Krusha e Madhe dhe gjitha këto masakra janë zëri i lartë i ndërgjegjes që thërret për drejtësi. Po ashtu plaga jonë është ende e hapur sepse kriminelët që kanë kryer këto maskara nuk e kanë marrë dënimin e merituar dhe në anën tjetër përshkak se akoma ka dhjetëra familjarë të dashura dhe dhjetëra familjare e anëtar të Republikës së sonë të cilët janë të zhdukur me dhunë, të cilët janë të pagjeture pe për të cilët ende Serbia nuk ka dhënë përgjigje. Prandaj sot e për çdo ditë ne sot duhet të themi me zë të lartë se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe po ashtu se liria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk ka as kuptim pa pas drejtësi për viktimat e regjimit gjenocidal serb dhe po ashtu pa i kthyer të gjithë të dashurit tanë në tokën e të parit të tyre”, tha ajo. 

Kurti në Krushë të Madhe pyetet se a do t’i kërkojë përgjegjësi për Ukshin Hotin në dialog me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Krushë të Madhe, teksa para mediave ka thënë se në dialog nuk do të dëgjohen kërkesat e vjetra të Serbisë por do të shtrojnë kërkesat e Kosovës për drejtësi

Një qytetar e ka pyetur Kurtin nëse do t’i pyes zyrtarët shtetërorë serbë Vuçiqin e Daçiqin në dialog për atë se çfarë i ka ndodhur Ukshin Hotit dhe të pagjeturve të tjerë.

Kurti tha se tema e të pagjeturve do të jetë prioritet i qeverisë në bisedime me Serbinë.

“Padyshim që në raportin tonë me Serbinë ne e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve dhe krimeve të kryera gjatë luftës sepse s’mund të kemi progres nëse nuk i trajtojmë ato. Këto krime kanë ndodhur dhe i mbajmë mend, dhe kjo do të jetë prioritet në bisedime me Serbinë. Nuk do të jetë dialog ku i dëgjojmë kërkesat e vjetra të Serbisë por do të jetë dialog ku ne shtrojmë kërkesa për drejtësi”, tha kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat