E zbulon deputeti i PDK-së: Jemi keq në parti!

Aktuale

E zbulon deputeti i PDK-së: Jemi keq në parti!

Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:38
PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala po i konsideron krejt normale debatet e fundit brenda kësaj partie, ku disa anëtarë po kërkojnë dorëheqjen e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues.

Madje sipas tij, është normale që të kërkohen ndryshime të strukturave të partisë nga të pakënaqurit.

Siç thotë ai, në çdo parti mund të kenë qëndrime ndryshe në raport me procese që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin brenda skenës politike.

“Partia Demokratike si asnjë parti tjetër konsideroj që debatin e brendshëm e ka shumë të hapur dhe janë krejtësisht normale, mendimet ndryshe, kritikat ndryshe qëndrimet ndryshe në raport me procese që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin brenda skenës politike”.

“Kështu që është diçka që është krejt normale kur aktivistë shumë vjeçarë dhe puntorë e simpatizantë të kësaj partie, por edhe struktura udhëheqëse kanë mendim ndryshe në raport me momentet të caktuara të zhvillimit të ngjarjeve brenda partisë”, u shpreh Shala.

Tutje deputeti Shala tha që PDK-ja është pjesë e proceseve të ndryshimit dhe reformimit të vendit.

Mirëpo sipas tij, stagnim në këtë parti po shkakton mungesa e kryetarit, Kadri Veseli, që po gjykohet në Hagë nën dyshimin për krime të luftës.

“PDK ka disa vite që është pjesë e proceseve të ndryshimit, pra qysh kur ishte kryetari Veseli, direkt si erdhi në krye të partisë ka filluar një proces i reformimit të brendshëm, të reformit jo vetëm kadrovik, por edhe politik të partisë dhe është pjesë e pandashme e lëvizjes në drejtim më të mirës në raport me kohën, pra PDK është në proces të reformimit”.

“Ndoshta për momentin kemi një stagnim të vogël për shkak të lëvizjeve dhe mungesë edhe të Veseli por jam thellë i bindur që kapacitetet që ka thellë Kryesia dhe Këshilli Drejtues i partisë demokratike do të vazhdojnë rrugëtimin e reformave të brendshme dhe konceptin me të cilin do vazhdojë rrugëtimin e saj”.

Përderisa anëtari i kësaj partie, Lirak Çelaj në një intervistë për EO, ka thënë se nuk është i vetmi që po kërkon dorëheqjen e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues pas rezultateve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat