Ky është urdhëri i ri i Albin Kurtit për ministrat, vendimi që u mor në mbledhjen e Qeverisë

Aktuale

Ky është urdhëri i ri i Albin Kurtit për ministrat, vendimi që u mor në mbledhjen e Qeverisë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:05

(E plotësuar 17:05) - E drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dytë, në të cilën është diskutuar dhe miratuar Rregullorja me të cilën përcaktohen fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive.

Në hapje të mbledhjes së dytë të Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti, duke vlerësuar angazhimin e kabinetit qeveritar tha se e din që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë e që janë urgjente, por sot kemi një vendim që është më urgjent se tjerët e që është rregullorja e re për fushat e përgjegjësisë administrative e cila i hapë rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në Kryeministri e në ministritë e linjës si rezultat i fuzionimit që janë bërë në disa ministri. Ai shtoi se ndoshta këtë mbledhje mund ta mbanim në këmbë, sepse vërtetë nuk kemi kohë për të humbur sepse vendimet e rëndësishme që ju jeni duke i propozuar duhet të vijnë sa më shpejtë në tavolinën time.

Rregullorja për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, e miratuar sot, është obliguese për Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, këshilltarët e jashtëm politikë, nëpunësit e punësuar në kabinete dhe nëpunësit civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Image

Rregullorja përkufizon funksionet e Qeverisë në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi dhe kompetencat përmes miratimit të vendimeve me propozimin e anëtarëve të Qeverisë dhe institucioneve tjera në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi; miratimit të akteve juridike ose rregulloreve, të nevojshme për zbatimin e ligjeve; diskutimin e problemeve dhe miratimin e vendimeve për çështje të tjera që ajo i konsideron të rëndësishme në kuadër të kompetencave të saj; miratimit të vendimit për emërimet dhe shkarkimet brenda kompetencave të saj, si dhe kryen të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi.

Rregullorja e miratuar nga Qeveria e Kosovës përcakton edhe përbërjen nga këto ministri:

1. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD);

2. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT);

3. Ministria e Drejtësisë (MD);

4. Ministria e Mbrojtjes (MM);

5. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB);

6. Ministria e Shëndetësisë (MSH);

7. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI);

8. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS);

9. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL);

10. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI);

11. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR);

12. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT);

13. Ministria e Ekonomisë (ME);

14. Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK);

15. Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Image

***

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të parë sot ka miratuar rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative.

Këtë pikë kryeministri Kurti e ka vlerësuar shumë të rëndësishme.

“E di që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë dhe që janë urgjente, por sot është një vendim me urgjent që është rregullorja e re, e cila i hap rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në kryeministri dhe ministri të ndryshme”, ka thënë Kurti.

Qeveria në këtë mbledhje nuk ka marrë vendime të tjera.

Kurti ministrave: S’kemi kohë për të humbur, mbledhjet mund t’i mbajmë edhe në këmbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë u ka thënë ministrave se nuk kemi kohë për të humbur dhe mbledhjet e ekzekutivit mund t’i mbajnë edhe në këmbë.

Ai po ashtu ka kërkuar nga ta që sa më shpejtë të vijnë me vendimet e tyre.

“Ndoshta këtë mbledhje do të mund ta mbanim në këmbë, sepse vërtet nuk kemi kohë për të humbur, sepse vendimet e rëndësishme që keni ju për të propozuar duhet të vijnë sa më shpejtë në tavolinën time”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar projekt-rregulloren për fushat e përgjegjësisë së Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive.

***

Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

***

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka paralajmëruar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të merren vendime të rëndësishme.

Miftaraj ka thënë se këto vendime do ta kthejnë ligjshmërinë në disa institucione të rëndësishme ligjzbatuese.

“Në ora 16:00 si duket do të mirren disa vendime që do të kthejnë ligjshmërinë në disa institucione të rëndësishme ligjzbatuese.

Kur zbatohet ligji dhe procedura, kurrë mos u tut. Kur shkelet ligji dhe procedura, tutu edhe shumë bile”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat