Urimi i kryetares së Kushtetueses për Kurtin, vjen reagimi i partisë së Lumir Abdixhikut

Aktuale

Urimi i kryetares së Kushtetueses për Kurtin, vjen reagimi i partisë së Lumir Abdixhikut

Nga: N. H Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:48
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka shprehur brengosje për afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë - përkatësisht pushtetin.

Ky reagim vije pasi Arta Rama-Hajrizi, i ka dërguar letër urimi liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas zgjedhjes së këtij të fundit kryeministër.

“Tani çdo afrim, i Kryetares së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Ja komunikata e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shprehë brengosje për afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë - përkatësisht pushtetin.

Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet.

Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithëherë.

Tani çdo afrim, i Kryetares së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat