Fitim Zariqi: Qendra e Azilit në Magure posedon të gjitha kushtet e nevojshme për akomodimin e azilantëve

Aktuale

Fitim Zariqi: Qendra e Azilit në Magure posedon të gjitha kushtet e nevojshme për akomodimin e azilantëve

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:09
Fitim Zariqi

Në episodin e sotëm të dokumentarit “Expose”, i pranishëm ishte edhe Fitim Zariqi nga Qendra e Azilit në Magure, aty ku është kampi i azilkërkuesve.

Zariqi shpalosi detaje sesi vie një azilant deri në Magure dhe më pas procedurat e regjistrimit e të qëndrimit në kamp.

Tutje, Zariqi shtoi se qendra ofron të gjitha kushtet, si veshmbathje, ushqim dhe shërbime të tjera.

“Që të pranohet në Qendrën për Azil, një shtetas i huaj duhet të parashtroj kërkesën për azil. Varësisht ku ka kërkuar azil, i mbushet formulari dhe i merren gishtërinjtë, i bëhet fotografia dhe pastaj i sigurohet një dhomë dhe të gjitha kushtet e akomodimit.

Ai mund të qëndroj në akomodim 6 muaj plus 3 muaj të tjerë, por mund t’i zgjatet në rast se ka komplikime që i duhen divizionit të azilit për marrjen e informative në vendin e origjinës, se a i ka këto informata personi në fjalë apo jo. Pra, duhet krejt rrugë tjera të përdoren për të kuptuar nëse ai është i atij vendi apo jo.

Gjatë këtyre muajve divizioni organizon intervista lidhur me kërkesën për azil. Qendra për azil i ofron të gjitha kushtet, veshmbathje, ushqim, dhe shërbime tjera, sipas marrëveshjes që ka Ministria e Punëve të Brendshme me këto organizata”, tha Zariqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat