Vjosa Osmani u jep motiv Dardanëve pak para ndeshjes

Aktuale

Vjosa Osmani u jep motiv Dardanëve pak para ndeshjes

Nga: D.RR Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:08
Vjosa Osmani në stadiumin "Fadil Vokrri", foto nga arkivi.

Deputetja e VV-së, Vjosa Osmani u ka dhënë motiv djelmoshave dardanë, pak para sfidës me Suedinë që zhvillohet sonte.

Ajo ka shkruar se sa herë që Dardanët zbarkojnë në fushë tē futbollit, secilën herë zemrat na bëhen mal e krenaria mbizotëron.

Osmani i është drejtuar kombëtares së loja e tyre nuk është thjesht futboll, loja e tyre është sinonim i entuziazmit e zellit që personifikojnë më së miri këtë stad të zhvillimit të vendit tonë.

Postimi i saj:

Sa herë që Dardanët zbarkojnë në fushë tē futbollit, secilën herë zemrat na bëhen mal e krenaria mbizotëron.

Loja juaj nuk është thjesht futboll, loja juaj është sinonim i entuziazmit e zellit që personifikojnë më së miri këtë stad të zhvillimit të vendit tonë.

Ju faleminderit për emocionin që na e dhuroni çdo herë. Qoftë nata e sotme kapitull suksesi në rrugëtimin tuaj drejt majave.

Forca, Ekipi i zemrave tona!

#KOSSWE

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat