Gërvalla priti në takim Minxhozin, ja çka biseduan

Aktuale

Gërvalla priti në takim Minxhozin, ja çka biseduan

Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:53
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemajl Minzhozin, teksa kanë diskutuar çështje të ndryshme me interes të të dyja vendeve.

Gërvalla nga ky takim ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të fokusojnë energjitë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të nënshkruara midis dy vende.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të lënë menjanë politikën ditore kur bëhet fjalë për raportet bilaterale midis tyre, të fokusojnë energjitë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të nënshkruara midis dy vendeve, si dhe të harmonizojnë agjendat shtetërore, duke u bazuar në interesin tonë kombëtar“, u shpreh Gërvalla.

Në këtë takim, ministrja Gërvalla falënderoi ambasadorin Minxhozi për kontributin që Shqipëria ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat e bashkëpunimit, dhe në veçanti i shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar së fundmi me vaksinat anti-COVID për stafin shëndetësor nga Kosova.

Gërvalla dhe Minxhozi biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investimeve të ndërsjella, me synim gjenerimin e vendeve të reja të punës, në veçanti në fushën e turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat