Vendimi i Abdixhikut që të marrin pjesë në votim për presidentin, vjen reagimi nga Vetëvendosje

Aktuale

Vendimi i Abdixhikut që të marrin pjesë në votim për presidentin, vjen reagimi nga Vetëvendosje

Nga: N. H Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:29
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë pas mbledhjes me GP të LDK-së, se kryesia e partisë ka vendosur me shumicë absolute që të marrin pjesë në votim për presidentin.

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkërisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Lidhur me këtë vendim, një koment e ka bërë edhe ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi.

Ai vendimin e kryetarit të LDK-së, e quan një sukses.

Ndërsa, konsideron se ky është një lajm i mirë për LDK-në dhe për Kosovën.

Ja shkrimi i tij:

Duke vendosur që të marrë pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës, lidershipi i ri i LDK-së po e kalon me sukses testin e parë.

Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për LDK-në dhe për Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat