Vendimi i Lumirit për Vjosa Osmanin, reagojnë familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së

Aktuale

Vendimi i Lumirit për Vjosa Osmanin, reagojnë familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së

Nga: N.Sh Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:28
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë reaguar pas vendimit të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut që të qëndrojnë në sallë kur të votohet Vjosa Osmani presidente.

Këtë vendim e ka përshëndetur familja Imeri, e cila thotë se LDK-ja është në rrugë drejt ringjalljes.

Kjo familje e quan këtë vendim lajm të mirë për Kosovën.

Sipas tyre, LDK-ja po ndahet nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Reagimi i plotë:

LDK-ja në rrugë drejt ringjalljes. Sot ka vendosur të përkrahë  Vjosa Osmanin për Presidente të vendit! Ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Për herë të parë në dy dekada të fundit LDK-ja ndahet nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Vendimi për mbështetjen e Vjosa Osmanit Presidente e Kosovës është në harmoni me vullnetin e elektoratit dhe ky vendim është shkëndija së LDK është në rrugë të mbarë.

Ky veprim i sotëm i Kryetarit Abdixhiku dhe Kryesisë së partisë është një hap drejt përparimit dhe lë për tu kuptuar se LDK-ja ka reflektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat