Abdixhiku deklarohet për përplasjen nga distanca ndërmjet Gazmend Muhaxherit e Agim Veliut

Aktuale

Abdixhiku deklarohet për përplasjen nga distanca ndërmjet Gazmend Muhaxherit e Agim Veliut

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:41
Agim Veliu dhe Gazmend Muhaxheri

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar përplasjen ndërmjet Gazmend Muhaxherit e Agim Veliut.

Abdixhiku tha se ka kërkuar prej anëtarëve të LDK-së që të përmbahen nga deklarimet publike.

“Unë i kam kërkuar të gjithëve anëtarëve që të përmbahen prej deklarimeve në publik kundër njerëzve tanë. Nuk na shërbejnë, nuk na bëjnë mirë dhe krijojnë një atmosferë të panevojshme, tensionuese brenda LDK-së. Po bëj thirrje sot që të bashkohemi, çdo anëtarë, na pret një rrugë e gjatë, vendimet janë të vështira por tempon e kemi marrë në rrugë të drejtë”, tha Abdixhiku në Debat Plus.

Tutje ai i ka ftuar të gjithë anëtarët e LDK-së që të qëndrojnë bashkë pavarësisht mendimeve që mund t’i kenë të ndryshme.

“Të mos merremi mes vete, këto debate t’i bëjmë në strukturat tona. Janë njerëz të të njëjtës shtëpi. Kohë e energji s’kemi të merremi me njëri tjetrin. Nuk na shërbejnë, i ftoj që të qëndrojnë bashkë pavarësisht mendimeve që mund t’i kenë të ndryshme, kjo s’na bën të ndryshme njëri prej tjetrit sepse i kontribuojmë tri shkronjave që i kemi bashkë”, tha Abdixhiku.

Muhaxheri kishte deklaruar se Veliu u imponua për pozitën e Ministrit të Brendshëm gjatë Qeverisë Kurti 1, derisa Veliu ka thënë për Muhaxherin se është i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat