Kushtet e dy deputetëve: Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, për ta votuar Vjosa Osmanin, presidente!

Aktuale

Kushtet e dy deputetëve: Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, për ta votuar Vjosa Osmanin, presidente!

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:25
Vjosa Osmani

Deputeti goran, Adem Hoxha dhe deputeti nga iniciativa rome nga Graçanica, Fadil Gashi, kanë kushtet e tyre për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.

Burime të medias, kanë bërë të ditur se këta dy deputetë po kërkojnë dy zëvendësministra në qeverinë Kurti ll.

“Adem Hoxha dhe Fadil Gashi kanë kushtet e tyre për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente. Të këta deputetë kërkojnë nga një zëvendësministër ta kenë”, tha ky burim.

Ndërkohë, redaksia e ka provuar që ta kontaktoj Adem Hoxhaj, por telefoni i tij ka qenë i paqasshëm.

Në anën tjetër, LDK dje ka vendosur që të qëndroj në seancë, ditën kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente të vendit. Megjithatë, janë tre deputetë nga kjo parti: Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti që nuk do të marrin pjesë në seancë, duke ia vështirësuar Vjosa Osmanit zgjedhjen në krye të shtetit.

As deputeti tjetër në Grupin Parlamentar të LDK-së, Behgjet Pacolli ende nuk e ka ndarë mendjen.

Ndonëse nuk është kundër Vjosa Osmanit për shefe të shtetit, ai megjithatë e ka një kusht për ta votuar atë.

Media merr vesh se Pacolli po e pret një thirrje nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe pas takimit që do ta kishte me fituesin e zgjedhjeve, ai do të vendoste që të qëndronte në seancë.

“Pacolli ende nuk është kontaktuar nga Kurti. Pa u takuar me liderin e VV-së, si fitues i zgjedhjeve, ai nuk do ta votojë të propozuaren e tij për president- Vjosa Osmanin”, tha një zyrtar i lartë i AKR-së në kushte anonimiteti.

Lideri i AKR-së, vazhdon të jetë i “hidhëruar” me Albin Kurtin për faktin që kur ishte paralajmëruar mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, atë kohë qeveria e drejtuar nga lideri i VV-së, e kërcënonte Pacollin për karantinim në konvikte.Madje, Pacolli në disa deklarata ka theksuar se ka pasur informata për një sulm terrorist ndaj aeroplanit të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat