Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 2 prill 2021 Në ora: 06:07
Kuvendi i Kosovës

Ngjarjet e datës 2 Prill 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi, do t’i vizitojnë shtëpitë e ndërtuara nga DPMS për përfituesit e thirrjes publike të kësaj drejtorie për “Ndërtimin e 30 shtëpive të formës – Pika Jashtë”. (Prizren, ora 9:00 - transporti i organizuar nga ana e Komunës nga Shtëpia e Bardhë, ora 8:45)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhet formimi i komisioneve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj do të vizitojnë aktivitetin e vaksinimit kundër Covid-19 i stafit shëndetësor të Spitalit Regjional të Prizrenit. (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 11:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës bën publikimin dhe promovimin e Revistës “Mjeku”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- ETEA organizion manifestimin “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”. (Biblioteka Hivzi Sulejmani, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyres se Presidentit te Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, znj. Vjosa Osmani, me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi si dhe me ministren për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arbërie Nagavci, në Ditën Botërore të Autizmit, do të presin në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, duke përfshirë prindër dhe fëmijë me autizëm. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat