Zemaj i thotë Kurtit se nuk e ka hallin me e zgjedh presidentin, po emëron njerëz me aktakuza në kabinet

Aktuale

Zemaj i thotë Kurtit se nuk e ka hallin me e zgjedh presidentin, po emëron njerëz me aktakuza në kabinet

Më: 2 prill 2021 Në ora: 13:31
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke i thënë se nuk e ka hallin për ta zgjedhur presidentin e vendit dhe se është duke zgjedhur njerëz me aktakuza dhe me të kaluar kriminale në kabinetin qeveritar.

Zemaj, që në qeverinë e kaluar ka qenë ministër i Shëndetësisë, i është përgjigjur Kurtit edhe sa i përket numrit të testeve, ku tha se në qeverisjen e Kurtit në fillim të pandemisë ka bërë 15 mijë teste, derisa potencoi se tashmë bëhen 5 mijë teste brenda një dite.

Zemaj: Nuk e ki hallin njëherë me e zgjedh presidentin e vendit

“Nuk e ki hallin njëherë me e zgjedh presidentin e vendit, je t’u zgjedh njerëz me aktakuza edhe me të kaluar kriminale qoftë në kabinetin qeveritar, qoftë në institucione tjera politike. Çdo ditë je duke emëruar njerëz të cilët kanë probleme me ligjin, ndërsa në ato 52 ditë tua të famshme të mbylljes totale ju e dini që keni arritur me i bë 15 mijë teste, sot 5 mijë bëhen në ditë, mos u kreno me atë asnjëherë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat