Lumir Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ndryshimi në Ligjin për Zgjedhje, Kurti na dërgon në zgjedhje

Aktuale

Lumir Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ndryshimi në Ligjin për Zgjedhje, Kurti na dërgon në zgjedhje

Nga: Bota sot Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:39
Lumir Abdixhiku

(E plotësuar 20:54) - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës që qeveria të tërheq Ligjin mbi Zgjedhjet e përgjithshme të cilin ekzekutivi e ka proceduar për ndryshim sot në Kuvend. Abdixhiku ka thënë se Kurti me veprimet e sotme ka treguar se nuk ka interesim që Vjosa Osmani të votohet për presidente. Kreu i LDK-së ka theksuar se nëse nuk tërhiqet ligji atëherë Kurti e dërgon vendin në zgjedhje të reja.

Pas zhvillimeve të sotme në qeveri dhe Kuvend të Kosovës lidhur me kërkesën e Lëvizjës Vetëvendosje që sot në seancë të bëhën ndryshimet e Ligjit mbi Zgjedhjet e përgjithshme.

Partitë opozitare dhe shoqëria civile e kanë konsideruar të ngutshëm dhe pa konsultim këtë verpim të partisë në pushtet.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media i ka quajtur shantazhuese veprimet e Kurtit dhe partisë së tij.

Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ligji për zgjedhjet atëherë Kurti na dërgon në zgjedhje

“I bëj thirrje kryeministrit që të tërheq sepse me një tërheqje të tillë i lë hapësirë konstruktivitetit që ja kemi dëshmuar, shfaqur e marrë si vendim këtu në LDK. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë kryeministri Kurti dëshiron të shkojë në zgjehdje me qëllim dhe të provojë krizë institucionale në vend[…]Nëse nuk tërhiqet ky ligj atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se LDK është treguar konstruktive dhe kryesia e saj ka vendosur që grupi parlamentar i kësaj partie të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit, por sipas tij, veprimet e sotme të Kurtit tregojnë shantazh dhe se Kurti nuk dëshiron të zgjidhë çështjen e presidentit.

Abdixhiku: Veprimet e sotme të Kurtit lënë të kuptohet se ai nuk ka itneres të votohet Vjosa Osmani për presidente

“I bëj thirrje kryeministrit Kurti dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm dhe nga logjika shatazhuese në raport me opozitën e vendit. Këto veprime aspak të përgjegjshme të zotit Kurti lënë të kuptohen se ai nuk ka asnjë interes që të zgjidhë çështjen e presidentit të vendit dhe të votojë Vjosa Osmanin për presidenter ashtu siç ka premtuar gjatë fushatës. I bëjmë thirrje që të hapë debatin mbi reformën zgjedhoree ku do të përfshihen të gjitha partitë parlamentare në vend, pa nguti dhe pa procedura të natës”, tha ai.

Ai ka thënë se partia në pushtet, në mënyrë të paprecedent dhe të ngutshme e ka marrë iniciativën për ndryshimin e ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme në Kosoveë.

Abdixhiku ka theksuar se një ligj i tillë duhet të jetë pjesë e reformës zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se pas seancës për ligjin mbi zgjedhjet, do të thirret edhe seanca për zgjedhjen e presidentit.

Ndërsa kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti gjatë deklarimeve të tij të sotme në kuvend ka thënë se nëse nuk zgjedhet presidenti atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se partia e tij nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente në rast se kryeministri Albin Kurti nuk do ta tërheqë reformën në Ligjin për Zgjedhje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se veprimi i sotëm i Qeverisë Kurti, ka përjashtuar opozitën dhe bashkëpunimin me të.

Sipas tij, kjo është e paprecedentë dhe në mënyrë të ngutshme.

”Gjatë ditë së sotme partia në pushtet ka marrë në mënyrë të paprecedentë e të ngutshme dhe pa konsultime paraprake iniciativën për ndryshimin e Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë”.

Lumir Abdixhiku thërret konferencë të jashtëzakonshme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme, raporton “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi për media, ku ato i ka ftuar që ta përcjellin konferencën prej orës 20:00.

Ja njoftimi:

Ftesë për Medie

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Sonte (e premte), më datë 2 prill 2021, në orën 20:00, kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie.

Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

Ftoheni të përcjellni këtë ngjarje!

LDK – Zyra për Informim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat