Enver Hoxhaj: Ja pse Albin Kurti po i dëshiron zgjedhjet e reja

Aktuale

Enver Hoxhaj: Ja pse Albin Kurti po i dëshiron zgjedhjet e reja

Më: 2 prill 2021 Në ora: 20:55

(E plotësuar 21:37) - Kryetari i partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të proceduar në Kuvend Projektligjin për Zgjedhje, një veprim të tillë e kanë quajtur ngulfatej të demokracisë.

Ai tha se është pikërisht Albin Kurti që dëshiron të ketë zgjedhje të parakohshme dhe për të njëjtin tha se ka frikë nga pushteti.

Ngjarja e sotme, ai tha se është emërues i përbashkët i një mendësie autoritare e cila po instalohet në Kosovë.

Hoxhaj: Është Albin Kurti i cili ka frikë nga pushteti

“Qytetarët e Kosovës sot duhet ta kuptojnë që është z.Albin Kurti ai i cili dëshiron që të ketë zgjedhje të parakohshme, është Albin Kurti i cili ka frikë nga pushteti, i cili nuk dëshiron që të merr përgjegjësi, po i cili përmes Ligjit për zgjedhje dëshiron që vendin ta qojë në zgjedhje të parakohshme në një situatë të njëjtë e cila pothuajse para një viti e ka pasur emrin e shkarkimit të Agim Veliut, e cila situatë ka prodhuar zgjedhje të parakohshme. Prandaj, përgjegjësi kryesor që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme është vet z.Kurti”, tha ai.

Hoxhaj, tha se do ta kundërshtojnë me çdo mjet demokratik ligjin i cili pritet të dërgohet për votim sonte në Kuvend të Kosovës, derisa foli se si do të duhej të vepronte një presidente.

Hoxhaj: Do ta kundërshtojmë me çdo mjet demokratik Ligjin

“Ai apo ajo që synon të ketë një post të tillë sot do të duhej ministrat e saj të votojnë kundër në qeveri të Kosovës, sot do të duhej që deputetët e saj në emër të mbrojtjes së demokracisë dhe të mos koncentrimit të të tria pushteteve të qeverisë, të Kuvendit dhe të Presidencës dhe të mos bërjes marionetë dhe kukull në shërbim të një njeriu të vetëm. Prandaj, është koha e fundit që qytetarët e Kosovës ta kuptojnë që është PDK ajo e cila në fakt e reflekton ndërgjegjen politike të tyre, ndërgjegjen kombëtare të tyre dhe do ta japim maksimumin që a mbrojmë këtë institucion, sikurse do ta kundërshtojmë me çdo mjet demokratik Ligjin i cili mund të vjen sonte në Kuvend të Kosovës”, tha ai.

Ai ka ftuar BE-në dhe ambasadat e shteteve mike në Kosovë që të reagojnë lidhur me iniciativën e qeverisë Kurti.

Hoxhaj: Ta thonë fjalën e tyre për atë se çfarë drejtimi po lëviz Kosova

“I ftojë miqtë dhe partnerët anë ndërkombëtar, e ftoj BE, OSBE-në, SHBA-të të cilat shpesh herë këto ditë të fundit më kanë nderuar edhe mua me vizitën e tyre në zyrat e PDK-së kanë bërë thirrje publike që të ruhet stabiliteti në vend, që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme, që ata sonte ta thonë fjalën e tyre për atë se çfarë drejtimi po lëviz Kosova. Ne nuk do të lejojmë që dikush ne emër të ç’kapjes së shtetit ta ngulfate demokracinë të re”, tha ai.

Hoxhaj tha se janë të vendosur që me votën dhe me qëndrimin e tyre në Kuvend të Kosovës të parandalojnë iniciativa të tilla të cilat tha se e ngufasin demokracinë.

***

Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

Ai e ka quajtur fund të demokracisë tentimin e Lëvizjes Vetëvendosjes për të ndryshuar këtë ligj.

Ka se kryeministri Albin Kurti po i dëshiron zgjedhjet e reja sepse “ka frikë nga pushteti”.

Sipas tij, me këtë veprim, po e dërgon vendin në zgjedhje.

“Ne kemi 2 mijë vetë që kanë vdekur nga pandemia, ku ekonomia e Kosovës ku çdo ditë po shkatërrohet. Tash po përballemi me një krizë të rë që burimin e ka të Kryeministri Kurti, që po dëshiron ndryshimin për Ligjin për Zgjedhjeve. Në vend që të kemi program, në vend që të merremi masa që të përballemi me një armik të padukshëm, ne qëndrojmë me orë të ora në Kuvendin e Kosovës”.

“Natyrisht Ligji për Zgjedhje nuk mund të jetë iniciativë e një partie politike. Është një reformë që ndodh mes një dialogu mes partive politike, shoqërisë civile . Nuk mund të bëhet një reformë zgjedhore vetëm me një ligji, pa mbështetje të OSBE-së, pa mbështetjen e Komisionit të Venecias.”

“E di se si e ka emrin një proces i tillë, ku ligji për zgjedhje kryhet për 12 orë, e ka emrin ngulfatje të demokracisë.Qytetarët duhet ta kuptojnë që është Albin Kurti që dëshiron zgjedhje të parakohshme është Albin Kurti që ka frikë nga pushteti. Përgjegjësi kryesor që vendi të shkoj në zgjedhje është Albin Kurti”, u shpreh Hoxhaj.

***

Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, e ka quajtur fund të demokracisë tentimin e Lëvizjes Vetëvendosjes për të ndryshuar Ligjin për Zgjedhjet duke shtuar se kryeministri Albin Kurti po i dëshiron zgjedhjet e reja sepse “ka frikë nga pushteti”.

***

Partia Demokratike e Kosovës pas zhvillimeve të fundit ka paralajmëruar konferencë për media.

Konferenca do të mbahet nga ora 20:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Atë do ta mbajë ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, mban sonte Konferencë për media.

Vendi: Holli i Kuvendit të Kosovës

Koha: 20:45

Jeni të mirëseardhur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat