Nëse shkojmë në zgjedhje, ja çfarë do të ndodh për herë të parë në Kosovë

Aktuale

Nëse shkojmë në zgjedhje, ja çfarë do të ndodh për herë të parë në Kosovë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka paralajmëruar se nëse vendi do të shkoj në zgjedhje, Kosova për herë të parë do të mbetet pa President, pa ushtrues detyre të Presidentit si dhe pa Kuvend.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar qasjen e politikanëve, për siç thotë ai kanë kreativitet për të krijuar kriza kushtetuese.

Postimi i plotë i Zekajt:

Nëse sonte shkojmë në zgjedhje, Kosova për herën e parë do të mbetet pa President, pa ushtrues detyre të Presidentit dhe pa Kuvend.

Kreativitetin e politikës tonë për të krijur kriza kushtetuese, nuk ka pasur mundësi ta imagjinojnë as draftuesit e kushtetutës kur e kanë draftuar të njëjtën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat