Vjen reagimi i parë nga LDK pasi Kurti tha se “ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë në kuti për VV-në”

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga LDK pasi Kurti tha se “ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë në kuti për VV-në”

Nga: N. H Më: 3 prill 2021 Në ora: 09:32
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se nuk duan ta çojnë vendin në zgjedhje të sërishme , por se kjo është në dorë të opozitës.

Në lidhje me këtë, ka reaguar ish-ministri i LDK-së, Imet Rrahmani, shkruan “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kryeministri Kurti po kërcënon dhe shantazhon opozitën, respektivisht votuesit e saj, dhe se nuk garanton siguri dhe përparim.

Ja shkrimi i tij:

Një udhëheqës që në emër të votuesve të vet, kërcënon dhe shantazhon opozitën, respektivisht votuesit e saj, nuk garanton siguri dhe përparim.

Aftësia e munguar për të dialoguar me kundërshtarët politik, ikja nga përgjegjësitë qeverisëse dhe krijimi në vazhdimësi i krizave si mjet veprimi, fatkeqēsisht po e dëshmojnë se ndryshimi ndodhi por në drejtimin mbrapa, në opcionin e keq të tij.

"Mos t'raft me harru", thot populli!

P.S. Derisa fituesit të zgjedhjeve ti bie ndêrmend se ai është përgjegjësi kryesor për ruajtjen e shtetit dhe demokracisë, na duhet të ruhemi edhe me tutje nga Covid 19. Respekto masat e IKSHP sepse ska rrugë tjetër.

#MeIKSHPK

#Memantelbardhët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat