Ky është reagimi i Lumir Abdixhikut pasi Vjosa Osmani u zgjodh presidente

Aktuale

Ky është reagimi i Lumir Abdixhikut pasi Vjosa Osmani u zgjodh presidente

Nga: M.H. Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:40
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në facebok ka uruar Osmanin për postin e presidentit.

Abdixhiku shprehët që LDK si gjithëhere ka zgjedhur konstruktivitetin si mjet të vetëm demokratik, përcjell “Bota sot”.

Uroj Presidenten Osmani për zgjedhjen dhe uron që të ushtroj rolin e saj kushtetues, shton më tej, Abidxhiku.

Postimi i plotë

Kuvendi i Kosovës sot zgjodhi Presidenten.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si gjithëherë, edhe këtë herë, ka zgjedhur konstruktivitetin si mjet të vetëm demokratik; duke vënë sërish një standard të ri politik në vend. Pas gjetjes së qetësisë politike të domosdoshme, ne do të ushtrojmë me dinjitet zërin tonë opozitar, për t’i dhënë vendit një alternativë që i duhet në sfidat përpara.

Uroj Presidenten Osmani për zgjedhjen. I dëshiroj shëndet dhe pres të ushtrojë rolin e saj kushtetues në drejtimin e atdheut tonë të përbashkët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat