Kolegu i Ardian Kastratit distancohet nga gjuha fyese e seksiste

Aktuale

Kolegu i Ardian Kastratit distancohet nga gjuha fyese e seksiste

Më: 5 prill 2021 Në ora: 13:27
Ardian Kastrati

Profesori universitar Bekim Baliqi ka reaguar ndaj gjuhës seksiste e bullizuese të kolegut të tij nga Departamenti i Shkencave Politike, Ardian Kastrati.

Baliqi ka thënë se departamenti ku punon Kastrati po ngurron të reagojë ndaj gjuhës fyese të tij.

“Meqenëse nga Departamenti i Shkencave Politike i UP-së, ngurrohet me reagu ndaj gjuhës fyese të kolegut Kastrati, unë në emër tim personal distancohem publikisht nga gjuha seksiste e ofenduese ndaj kujtdo dhe nga kushdo qoftë kjo.

Fjala publike duhet të ketë përgjegjësi, dhe si staf akademik kemi obligim moral e profesional edhe më shumë ndaj studenteve dhe edukimit të brezave të ri,”, ka shkruar Baliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat